Sërish muaji janar për Armando Sadikun do të jetë aktiv.
Në merkaton e verës u lakua shumë për të lënë Zurichun, për t’iu bashkuar një ekipi të Serie A ose në Bundesligë, ku ofertat nuk munguan.
Megjithatë, klubi i Zyrihut, edhe pse ra nga Superliga e Zvicrës, meqë kishte fituar Kupën, do të merrte pjesë në Europa League dhe natyrisht nuk mund të hiqte dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Por tani Zurichu është eliminuar nga Europa, ndërsa në ligën e dytë kryeson i shkëputur dhe nuk e ka problem ngjitjen në Superligë.Armando Sadiku me Paolo Tramezzani.
Nga burime të besuara pranë “telesport”.al, një menaxher gjermano-anglez ka kontaktuar direkt babain e Sadikut, duke i bërë të ditur se një klub në Bundesligë është i interesuar për Armandon.
Menaxheri nuk ka zbuluar emrin e klubit gjerman, por vetëm faktin që ai ndodhet në mesin e renditjes aktualisht në Bundesligë. Për momentin në mesin e renditjes gjenden ekipe si Freiburg, Leverkusen, Mainz apo edhe Schalke.
Megjithatë, babai i Sadikut i është përgjigjur ftohtë menaxherit të njohur, që nuk është i interesuar. Menaxheri ka mbetur paksa i habitur, sepse ka pasur një ofertë vërtet joshëse.Po çfarë e bën Sadikun të refuzojë oferta të tilla? Lëvizja e fundit e Paolo Tramezzanit në stolin e Luganos, një ekip që sulmuesi shqiptar e njeh mirë, pasi është aktivizuar për një sezon, duke shënuar madje 24 gola, mendohet se e ka tunduar shumë Sadikun për një rikthim të mundshëm.
Edhe presidenti i Luganos ka qenë pro rikthimit të tij, madje do të fliste me klubin e Zurichut për mundësinë e kalimit të paktën në huazim. Gjithsesi, të refuzosh një ekip të Bundesligës për Luganon, duket një hap mbrapsht, por në futboll jo gjithnjë të josh emri dhe paraja.