Telegrafi

Sadiku përplaset kokë më kokë me Diego Lopezin, portieri lë ndeshjen në gjysmë shkaku i lëndimit (Video)

Armando Sadiku ka pasur një përplasje të keqe me portierin e njohur, Diego Lopez.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e një përplasje të keqe kokë më kokë me portierin Lopez .

Sadiku u godit me portierin spanjoll gjatë një dueli në ajër në ndeshjen mes Levantes dhe Espanyolit në minutën e 40-të.

Momenti i përplasjes

Pas kësaj përplasje, Diego Lopez u desh ta marr ndihmën e mjekëve dhe ta lëshoj lojën shkaku i lëndimit të pësuar.

Edhe Armando Sadiku u zëvendësua pas pjesës së parë pasi përplasje ishte jo e vogël .

Ky takim në fund përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/