Një tjetër futbollist që hoqi dorë nga përfaqësueset tjera për Kosovën është edhe Loret Sadiku.
Ai i tha “Jo” Suedisë, por më pas edhe Shqipërisë, vetëm për të luajtur për ekipin verdhekaltër.
“Nëse luajmë në kualifikimet për Kampionat Botëror besoj se do të arrijmë të kemi sukses pasi kemi lojtarë shumë të mirë dhe me pranimin e Kosovës besoj se do të vijnë edhe lojtarët më të mirë për të luajtur për ne”, deklaroi për “Zërin” qendërmbrojtësi stabil.