Site icon Telegrafi

Sadiku në plazhet e Ibizas (Video)

Pushimet tashmë i meriton dhe Armando Sadiku nuk “përton” që t’i shijojë.

Futbollisti ndodhet në Spanjë, ku ka zgjedhur plazhet e bukura të Ibizës për t’u çlodhur.

Fillimisht, heroi i Europianit të Shqipërisë në Francë, golashënuesi Armando Sadiku, zgjodhi jugun e vendit për të pushuar pas ditëve të mbushura me stërvitje e ndeshje në “Euro 2016”.

Në rrjetet sociale, futbollisti nga Elbasani ka postuar edhe foto nga momentet e pushimit në Ibiza dhe Dhërmi, duke përshëndetur miqtë e tij.

Sadiku shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në “Euro 2016”, duke i dhënë fitoren ndaj Rumanisë dhe vendin e tretë në grupin A. Me këtë edhe 1 milion euro për pjesëmarrjen e parë historike të kuqezinjve në një garë të madhe të futbollit.

Exit mobile version