Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka arritur të shënoi golin e parë me Luganon këtë edicion.
Pasi në ndeshjen e parë ndaj Baselit u mposhtën me rezultat të thellë 4-0, tani Lugano ka arritur një fitore të madhe.
Ekipi i Paolo Tramezzanit ka mposhtur Grasshopperin me rezultat të lartë 3-0.
Golin e tretë në këtë takim e shënoi reprezentuesi shqiptar në minutën e 71-të të ndeshjes.
Fitorja ndaj Grasshopperit e ka ngritur Luganon në pozitën e shtatë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/