Site icon Telegrafi

Sadiku e gëzon De Biasin

Zurich's Albanian forward Armando Sadiku (L) celebrate after scoring during the UEFA Europa League Group L football match Villarreal CF vs FC Zurich at El Madrigal stadium in Villareal on September 15, 2016. / AFP PHOTO / JOSE JORDAN

Pas një periudhe tepër të vështirë që kaloi, sulmuesi i Kombëtares duket pranë rikthimit në fushën e lojës.

Elbasanasi që aktivizohet tek skuadra e Zurichut e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në gju, dhe operacionin në menisk.

Sadiku tashmë është duke punuar për t’u riaftësuar teksa pas pushimit absolut ka filluar që t’i japë ngarkesë gjurit.

Operacioni padyshim që i trembi të gjithë edhe në Kombëtare, pasi “bomberi” humbi dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Maqedonisë dhe Spanjës, por tashmë Sadiku ndez shpresat për të qenë i gatshëm në sfidën e 12 Nëntorit në “Loro Boriçi” ku Shqipëria do të ndeshet me Izraelin.

Vetë mjeku i Kombëtares, Xhanluka Stesina u shpreh për SuperSport se rikuperimi i lojtarit pas operacionit do të zgjaste deri në 4-5 javë.

Exit mobile version