Telegrafi

Sadiku drejt kampionatit grek

Armando Sadiku së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Levante gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Hapësirat e pakta tek skuadra spanjolle kanë bërë që lojtari të kërkojë largimin.

Në garë për lojtarin ishte skuadra e njohur turke Rizespor që ishte gati t’i paguante edhe 1 milionë euro tek Levante.

Por së fundmi garës iu ka bashkuar edhe skuadra tjetër e njohur në Greqi, Aris.

Aris po e kërkon sulmuesin si huazim me mundësi blerje në fund të stinorit.

Tani i mbetet lojtarit në dorë se cilën nga ofertat do ta pranojë, të shkojë në Turqi apo në Greqi.

Kujtojmë që te Arisi pritet të transferohet edhe Migjen Basha. /Telegrafi/