Telegrafi

Sadiku dhe Balaj kapen në flagrancë në krah me femra (Foto)

Armando Sadiku (Foto: Getty Images/Guliver)

Mbërritja e futbollistëve të Kombëtares në Shqipëri pati një jehonë të madhe.

Ata pasi darkuan me figura të rëndësishëm të politikës, i janë drejtuar festimeve në klubet e kryeqytetit.
Ndryshe nga festimet e mëparshme, kur djemtë e Kombëtares rrethoheshin nga vajzat VIP, apo ato që kryesojnë rrjetet sociale për format seksi, këtë herë janë argëtuar në prani të vajzave të panjohura, shkruan “Panorama Plus”.

Sulmuesi Armando Sadiku, autori i golit me Rumaninë, ka qenë ai më i lakmuari nga vajzat e pranishme, të cilat dukej se ishin vënë në garë gjatë mesnatës se kush më shumë e kush më pak ta bënte për vete.

25 vjeçari nga Elbasani është treguar i kujdesshëm në afrimitetin me to, pavarësisht ndonjë gote alkool më shumë. Edhe për faktin se ai ra pre e thashethemeve për lidhje të fshehtë me vajzën modele të ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.

Pjesë e spektaklit të mesnatës u bë dhe 25 vjeçari shkodran Bekim Balaj. Ai është gjendur në një situatë të sikletshme mes një biondeje dhe një bruneje, pasi herë puthte njërën dhe herë tjetrën.

Biondi më seksi i Kombëtares mund të themi se është ndër më të përfolurit e dy-tri viteve të fundit për lidhje të tij me vajza seksi të botës së televizionit në Tiranë dhe Kosovë. /Telegrafi/