Armando Sadiku dhe Ezgjan Aliovski po shkëlqejnë në kampionatin zviceran.
Dy futbollistët shqiptarë i dhanë një fitore të madhe Luganos në udhëtim tek Young Boys 1-2.
Aliovski shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa Sadiku të dytin në 45 minutat final të takimit.
Reprezentuesi shqiptar dhe ai i Maqedonisë kanë zënë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran.
Ka qenë e përditshmja zvicerane Blick që ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë të javës në Zvicër:
Ky është formacioni i javës në kampionatin zviceran:
Thomas Castella (Lausanne), Jan Bamert (Grasshoppers), Nicolas Bürgy (Thun), Marcus Diniz (Lausanne), Numa Lavanchy (Grasshoppers), Stjepan Kukuruzoviç (Vaduz), Caio (Grasshoppers), Ezgjan Alioski (Lugano), Munas Dabbur (Grasshoppers), Gabriel Torres (Lausanne) dhe Armando Sadiku (Lugano). /Telegrafi/