Telegrafi

Sacramento tallet me logon e Clevelandit pas fitores (Foto)

Stafi që përkujdeset për rrjetet sociale të klubit të Sacramento Kings vërtet shquhet për mungesë të modestisë kur ekipi i tyre fiton.

Pas fitores prej 116-112 ndaj Clevelandit në vazhdime, Sacramento publikoi në faqen zyrtare në Twitter një logo të ndryshuar të Clevelandit.

“L” e ndryshuar është shkurtesa dhe akronimi për humbjen në NBA dhe kjo humbje ishte e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit për Cavs.

Kjo nuk ishte e tëra nga Sacramento.

Ata më pas publikuan edhe një videoi të superyllit të tyre, Demarcus Cousins duke hedhur një “L” për Cleveland me tekstin “Cleveland kjo është për ty”, teksa në video në prapavijë dëgjohet zëri i ikonës LeBron James duke thënë “Cleveland kjo është për ty” pas fitimit të titullit në qershor të vitit të kaluar.

Vërtet tallje të mëdha këto me kampionin aktual të botës në basketboll. /Telegrafi/