Rrjeti kabllor amerikan “Showtime” ka njoftuar se brenda jave do të fillojë të transmetoj serialin më të ri, i cili do të jetë i zhanrit humorisitik.
“Who is Amercia”, titullohet projekti më i ri filmik, ku në rolin kryesor do të shfaqet aktori britanik, Sacha Baron Cohen.
Ky i fundit, i njohur për polemikat e tija dhe humorin e zbehur, dhe një numri të madh të roleve komike që ka krijuar, kthehet në televizion pas më shumë se një dekade, si skenarist dhe regjisor i serisë së re.
Kjo e fundit, e zhvilluar vitin e kaluar, ka shtatë episode që shoqërojnë individë të ndryshëm nga bota e politikës dhe kulturës, të cilët secili paraqesin vendin e tyre në mënyrën e vet.
Premiera e episodit të parë do të jepet gjatë fundjavës dhe thuhet se do të ketë rekord shikueshmërie.
Ndryshe, 46-vjeçari është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti. /Telegrafi/