Komiku britanik, Sacha Baron Cohen, është shprehur i gatshëm t’ua paguajë gjobën turistëve çekë të arrestuar në Kazakistan, të cilët ishin shfaqur në publik me kostume të larjes – të ngjashme me ato të Boratit nga filmi i aktorit me të njëjtin emër.
Grupi i turistëve ishte veshur në atë mënyrë në kryeqytetin kazak, Astana, ku janë arrestuar më 14 nëntor dhe janë dënuar me nga 22.500 tenge (rreth 57 euro).
Kostumet e larjes, të quajtura ‘mankini’, u bënë të popullarizuara për shkak të filmit “Borat”, në të cilin rolin kryesor e luan Cohen.
“Për miqtë e mi çekë, të cilët janë arrestuar. Mi dërgoni detajet tuaja dhe dëshmitë se jeni ju, dhe unë do t’jua paguaj gjobën”, ka shkruar komiku në Facebook.
Në vitin 2006, pikërisht falë atij filmi, aktori e fitoi çmimin Golden Globe, ndërkaq Kazakistani ia ndaloi hyrjen, meqenëse atë vend e tregoi si të prapambetur dhe barbar.
Megjithatë, gjashtë vite më pas, ky vend e pranoi se pas filmit “Borat”, atje ishte rritur dukshëm numri i turistëve.
Në filmin e përmendur, Cohen luan rolin e gazetarit kazak Borat Sagdiyev, i cili udhëton nëpër SHBA.
Mirëpo, të dhënat rreth Kazakistanit në atë film janë pjesë e imagjinatës së skenaristit. /Telegrafi/