Telegrafi

Sacchi: Milani mund ta fitojë Scudetton

Trajneri legjendar, Arrigo Sacchi ka thënë se Milani mund të fitojë Scudetton në Serie A, edhe pse Juventusi është ‘super-favorit’.

Rossonerët duken më të qëndrueshëm si në fushë ashtu edhe jashtë fushës, pasi janë marrë në pronësi nga Elliott Menagment dhe transferuan lojtarë si Mattia Caldara, Gonzalo Higuain dhe Pepe Reina.

“Do të përsëris atë që thashë gjysmë ore më parë tek një fqinj i imi: Milani mund të fitojë Scudetton”, ka thënë fillimisht Sacchi për Corriere della Sera.

Lexo po ashtu GdS parashikon tetë skuadrat e para në Serie A për sezonin 2018/19

“Unë do të shpjegoj këtë. Juventusi nuk është favoriti, ata janë super-favoritë. Por në të njëjtën kohë unë jam i bindur se Gattuso, një person që do të admirohet dhe një profesionist i jashtëzakonshëm, do të ketë sukses në arritjen e një kërcimi në cilësi”.

Sacchi ka fituar shumë trofe në të kaluarën me Milanin

“Ata mund të luajnë për Scudetton dhe në këtë kuptim ndeshja e së shtunës kundër Napolit do të jetë shumë e rëndësishme. Të jem i qartë: jo rezultati, performanca”.

“Është një ndeshje shumë e hapur. Milani duhet të luajë me kokat e tyre lartë, me mentalitetin e Milanit të madh të vjetër”.

Lexo po ashtu Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta

“Nëse e bëjnë këtë, vetëvlerësimi i grupit do të rritet në mënyrë dramatike”.

“Vitin e kaluar ata kishin një skuadër të re, por tani mendoj se ata janë rritur dhe përmirësuar”, përfundoi trajneri i njohur italian. /Telegrafi/