Telegrafi

Sacchi: Milani im do të fitonte edhe me Fair Play Financiar

Kessie . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka hedhur poshtë sugjerimet e Adriano Gallianit se Rossonerët nuk do të fitonin kurrë Ligën e Kampionëve nëse do të ekzistonin rregullat e Fair Playt Financiar.

Ish-drejtori i Milanit ka thënë javën e kaluar se FFP do të kishte limitur tej mase investimet e Milanit.

“Unë nuk pajtohem me Gallianin”.

“Milani im do të kishte fituar në Evropë dhe me të hollat nga Liga e Kampionëve, ata do të vazhdonin të bënin kështu”.

“A e keni ditur se atë kohë Napoli ka pasur paga më të mëdha se Milani dhe ne ishim ata që dominuam?”, dekaroi Sacchi.

/Telegrafi/