Telegrafi

Sacchi mbron Berlusconin

Rreth 2.000 protestues e pritën me vërshëllima dhe fyerje nga më të ashpra presidentin Silvio Berlusconi, i cili ateroi me helikopter në qendrën stërvitore në Milanello.

“Mendoj se ne duhet të kemi respekt të madh për Berlusconin dhe Gallianin. Ata i kanë dhënë aq shumë këtij klubi dhe kanë treguar kompetencë të lartë në punën e tyre. Ata meritojnë falënderim të madh, pasi që ata gjithmonë gjejnë zgjidhje për t’u hipur në maje. Berlusconi ka të drejtë të kërkojë atë që i bie në mend. Mendoj se ata do të vazhdojnë të jenë inovatorë mjaft të mirë”, ka thënë Sacchi. /Telegrafi/