Telegrafi

Sacchi: Interi është ekip, Milani skuadër individualësh

“Nerazzurrët kanë arritur të menaxhohen mirë nga Mourinho dhe kanë treguar një ndjenjë të fortë motivimi. Kjo ndihmon në rritjen e niveleve të tyre teknike në sulm”.

“Është një skuadër përplot kualitet. Loja e tyre nuk arrin ato që pritet, mirëpo po përmirësohet. Trajneri ka edhe besimin e (presidentit) Morattit. Mourinho është një menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta Dello Sport.

Duke folur për Milanin, Arrigo Sacchi ka thënë se momenti kthyes i Milanit ishte kur trajneri Leonardo e bazoi lojën e tij te lojtarët individualë.

Megjithatë, sipas mendimit të Sacchit ky sistem i lojës nuk do të zgjasë shumë, sepse përkundër lojës së mirë që shfaqin falë teknikës së Ronaldinhos, Alexandre Patos dhe Clarence Seedorfit, Milanit i mungon baraspesha si skuadër. /Telegrafi/