Telegrafi

Sacchi: Interi ekipi më i mirë në Itali

Sacchi ka lavdëruar nerazurët pasi mendon se ata kanë treguar të gjithë fuqinë kundër një ekipi shumë të mirë.

“Inter bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me gjithë fuqinë. Ata praktikisht e ‘mbytën’ Milanin në çdo aspekt. Ata ishin më të mirë teknikisht, fizikisht, mentalisht dhe taktikisht”, ka thënë Sacchi.

Megjithatë ai mendon se rosonerët ende kanë shanse për të luftuar për Skudeto./Telegrafi/