Telegrafi

Sacchi: Do të më pëlqente ta drejtoj Romën

Rolin e fundit se trajner Sacchi e ka ushtruar në vitin 2001 kur udhëhiqte Parmën, ndërsa gjatë viteve 2004 dhe 2005 ishte drejtor i futbollit te Real Madridi.

Pas punës me Los Blancos, 63-vjeçari ka punuar si analist i futbollit, ndërsa tani dëshiron të punojë sërish si trajner.

“Nëse do të kthehem, atëherë do të më pëlqente ta udhëheq skuadrën e Romës. Mendoj se Roma është një skuadër e cila mund të japë shumë”, ka thënë Sacchi për “Radio Radio”.