Telegrafi

Sacchi: Benitez si Mourinho

Gazzeta dello Sport ka spekuluar se së bashku me Benitezin në Appiano Gentile do të rikthehet dhe Amadeo Carboni në stafin e teknikut spanjoll. Në ndërkohë, njeriu që i pari e përdori sistemin 4-3-3, Arrigo Sacchi, e mirëpret Benitezin në stolin e Interit.

“Po, Benitez është trajner i madh. Ai është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në botë, po aq i mirë sa Jose Mourinho dhe më pak grindavec se ai”, theksoi Sacchi. /Telegrafi/