Telegrafi

Sacchi: Barca gaboi me transferimin e Ibras

“Barcelona gaboi me transferimin e Ibrahimovicit. Ai është një lojtar fantastik, në aspekt individual, por në skuadër ai nuk luan mirë me të tjerët. Stili i tij i lojës është ‘vetmitar’”.

“Unë i kam thënë Pep-it se ka transferuar individualistin më të mirë në botë, sepse ai i ka të gjitha- aftësinë për të shënuar, fuqinë, talentin- por ka probleme. Shpresoj që të mund t’i zgjidhë ato. Aktualisht ai po vuan, por pas 15 ditësh gjithçka mund të ndryshojë për të mirë”, ka thënë Sacchi.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes Real Madrid-Lyon, Sacchi ka thënë se Reali do ta përmbysë avantazhin e Lyonit nga ndeshja e parë, madje ka thënë se Mbretërit mund të shkojnë deri në finale. /Telegrafi/