Sabrina Carpenter dhuroi një tjetër performancë të zjarrtë në arenën O2 të Londrës, vetëm disa ditë pasi shfaqja e saj në BRIT Awards ndezi polemika dhe çoi në mbi 800 ankesa në Ofcom.
Këngëtarja 25-vjeçare tërhoqi vëmendjen me veshjen dhe lëvizjet provokuese, ndërsa interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha.
Gjatë performancës, ajo kishte zgjedhur një dukje që linte pak vend për imagjinatën, e kombinuar me çizme të gjata dhe grim të kuruar, shkruan DailyMail.
Më herët, seti i saj në BRIT Awards, ku ajo performoi me të brendshme të kuqe dhe bëri një rutinë sugjestive, shkaktoi reagime të ashpra nga publiku.
Një moment i veçantë, ku një balerin i veshur si roje mbretërore i shkeli syrin kamerës pas një skene provokuese, u pa nga disa si i papërshtatshëm për orarin para 21:00.
Rregullatori britanik i medieve, Ofcom, ka marrë mbi 825 ankesa për shfaqjen dhe është duke shqyrtuar nëse do të hapë një hetim.
Disa prindër u shprehën të shqetësuar për ndikimin e performancës tek fëmijët e tyre, ndërsa rrjetet sociale u mbushën me kritika për natyrën e guximshme të spektaklit.
Pavarësisht polemikave, Sabrina Carpenter vijon të jetë një nga artistet më të komentuara të momentit, duke tërhequr vëmendje jo vetëm për talentin, por edhe për performancat e saj të guximshme skenike. /Telegrafi/