Site icon Telegrafi

Sabrina Carpenter mbante një gjerdan diamanti të varur prej afro 1 milion eurosh në “Grammy”

Sabrina Carpenter tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards’ jo vetëm me fustanin e saj elegant blu nga ‘JW Anderson’, por edhe me një gjerdan spektakolar prej diamanti me vlerë afro 1 milion euro.

Këngëtarja 25-vjeçare, e cila fitoi çmimin për ‘Best Pop Vocal Album’ me “Short N’ Sweet”, veshi një varëse 50 karatësh nga koleksioni ‘Chopard’s Garden of Kalahari’.

Aksesorët e saj luksozë përfshinin gjithashtu vathë diamanti në formë dardhe dhe një unazë me gur 10.10 karatësh, shkruan DailyMail.

Gjatë natës, Sabrina ndryshoi disa herë pamjen, duke kaluar nga fustani elegant blu në një veshje të artë pa rripa.

Ndërsa më pas, në një trup të zbukuruar me bizhuteri për performancën e saj.

Në fjalimin e pranimit të çmimit, ajo u emocionua teksa falënderoi fansat dhe Akademinë e Regjistrimit.

Ajo tha: “Ky është ‘Grammy’ im i parë dhe do të qaj. “Short N’ Sweet” do të thotë bota për mua”. /Telegrafi/

Exit mobile version