Sabrina Carpenter surprizoi fansat me publikimin e videoklipit të ri për versionin e saj të këngës ‘Please Please Please’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton.
Klipi, i frymëzuar nga filmi kult ‘Thelma & Louise’, i sjell dy këngëtaret në një arratisje dramatike, duke e bërë këtë bashkëpunim të paharrueshëm.
E xhiruar në stil bardh e zi me një atmosferë vintage, videoja shfaq Carpenter-in dhe Parton-in teksa përpiqen t’i shpëtojnë policisë, pasi rrëmbejnë një ish-të dashur të Carpenter-it, shkruan DailyMail.
Me kaçurrela bionde dhe doreza elegante, Sabrina drejton kamionin, ndërsa Parton i jep një prekje autentike country skenave të guximshme.
Në një moment të veçantë, Parton ndihmon Carpenter-in të ndezë një cigare, ndërsa ato festojnë suksesin e planit të tyre.
Megjithatë, policia u vë gjurmët, duke e çuar videon drejt një përfundimi dramatik, ku Parton merr timonin dhe arrin t’i shpëtojë kapjes.
Carpenter e quajti Parton “një nga idhujt e mi më të mëdhenj” dhe u shpreh e nderuar për këtë bashkëpunim.
Kënga është pjesë e edicionit luksoz të albumit të saj ‘Short n’ Sweet’, i cili u publikua në mesnatën e Shën Valentinit dhe përfshin këngë të reja si ‘15 Minutes’ dhe ‘Busy Woman’.
Me këtë videoklip, Sabrina Carpenter jo vetëm që dëshmon aftësinë e saj si këngëtare dhe performuese, por edhe krijon një moment të veçantë artistik me një nga figurat më ikonike të muzikës. /Telegrafi/