Sabri dhe Nera Fejzullahu, pak ditë më parë nisën pushimet e radhës.
Nëse deri para pak muajve, qytetet evropiane ishin destinacioni i përzgjedhur nga çifti, me verën dhe temperaturat e larta, dyshja kanë vendosur për një tjetër vend.
Ishujt magjepsës të Greqisë janë zgjedhur nga Sabriu dhe Nera që kësaj radhe kanë marrë rrugë të vetëm, transmeton prive. Por, pa paramendim, çifti i mirënjohur janë takuar me një mik të vjetër të tyre, humoristin Agron Llakajn me të cilin batutat dhe koha e kaluar me të qeshura janë të pashmangshme.
“Kënaqësi qe ju takuam. Jemi shkri së qeshuri nga batutat e pafundme të Agron Llakaj. Kostandina ishte kënaqësi që të njoha”, ka deklaruar Nera në foton e mbajtur si kujtim nga takimi ku shfaqen me çiftin.