Telegrafi

Sabri Fejzullahu zbulon detaje të këngës së re (Foto)

Sabri Fejzullahu pritet të publikojë një këngë të re.

Madje, video xhirimet tashmë kanë filluar dhe disa prej imazheve të saj këngëtari i ka publikuar në Instagram.

“Gjyshi me nipin”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram teksa shihet përkrah djalit të Ermal Fejzuallahut, përkatësisht nipit të tij.

Nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë, por duket se pjesë e këngës do të jetë edhe nipi i këngëtarit. /Telegrafi/