Telegrafi

Sabri Fejzullahu viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Suharekë

Sabri Fejzullahu (Foto: Instagram)

Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, po vazhdon të jetë mjaft aktiv e po ashtu tejet i përkushtuar edhe në çështje të tjera krahas muzikës.

Ai së fundmi u bë e ditur se ka vizituar ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Suharekë.

Ka qenë humanisti i njohur Halil Kastrati ai i cili publikoi një imazh përkrah tij duke e falënderuar për vizitën.

“Faleminderit për vizitën Sabri Fejzullahu”, shtoi Kastrati.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sabri Fejzullahu

Në anën tjetër, edhe Sabriu ka ndarë një fotografi me humanistin nga Prizreni duke theksuar se është krenar me punën e tij.

“Me Halil Kastratin, historinë e bamirësisë. Zoti na e dërgoj dhuratë për ta ndihmuar njerëzimin. Krenar me ty”, ka shkruar Fejzullahu.

‘Shtëpia e të Moshuarve’ në Suharekë u përurua në dhjetor të vitit që lamë pas nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”. /Telegrafi/