Site icon Telegrafi

Sabri Fejzullahu uron bashkëshorten për ditëlindje: Do të dua përjetësisht, melodi e pa mbarim

Foto: Screenshot/Instagram

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu, Nera Fejzullahu.

Ajo me këtë rast mori një sërë urimesh nga miqtë e të afërmit dhe një special nuk mungoi as nga Sabriu.

Ky i fundit ka përzgjedhur një fotografi të tyre të përbashkët, ndonëse po ashtu zgjodhi edhe disa fjalë prekëse.

“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu: Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet se kam vdekur, jam gjallë e mirë

“Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, vazhdoi më tej artisti.

Çifti duhet theksuar se kanë bashkë dy fëmijë: Ermalin dhe Bulzën, ndërsa këngëtari ka edhe dy të tjerë nga martesa e tij e mëparshme.

Sabriu po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore e gjithashtu edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version