Site icon Telegrafi

Sabri Fejzullahu së shpejti me një super baladë (Video)

Sabri Fejzullahu ditë më parë ka sjell për publikun shqiptar këngën më të re.

“Ti”, titullohej kënga e fundit e këngëtarit, i cili u prit mirë prej fansave të tij.

Por, duket se ky nuk do të jetë i fundit për këtë fundvit për 70-vjeçarin.

Për dallim nga “Ti”, e cila është ritmike, kënga “Shihemi do të jetë baladë.

Lajmin e ka dhënë Milot Lalloshi, i cili ka treguar se këtë këngë do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Premier Songs.

“Kryevepra e Sabrianos del të dielën ekskluzivisht vetëm në Premier Songs, një super baladë”, ka shkruar Lalloshi në Instagram.

Ndryshe, ai do të sjell edhe disa këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version