Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Telegrafi mëson se kënga e tij e re sapo ka përfunduar inçizimet, dhe është punuar në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku.
Kënga do të ekranizohet edhe me videoklip, për xhirimet e të cilit janë kujdesur produksioni Imagine Films.