Telegrafi

Sabri Fejzullahu puthë gruan në emision

Sabri Fejzullahu dhe Nera

Një nga këngëtarët më të vjetër të skenës dhe më të dashur, Sabri Fejzullahu, festoi 50 vjetorin e karrierës.

Sabriano mbajti një koncert i cili u transmetua në Klan Kosova, koncert ky 100 për qind live.

Ai interpretoi hitet e tij më të mëdha, duket tërhequr interesim të madh të adhuruesve dhe mediave.

Në këtë koncert s’kishte si të mungonte as gruaja e Sabriut, Nera, e cila natyrisht se ishte e pranishme dhe jo vetëm në koncert.

Sabri Fejzullahu u ndal nga mediat pas koncertit ku ju parashtruan disa pyetje, e me këtë rast gjatë intervistës për emisionin Thumb edhe puthi bashkëshorten e tij, Nerën.

Sabri Fejzullahu për më shumë se 30 vjet është i martuar me Nerën, por asnjëherë nuk e ka puthur publikisht.

Këngëtari thuhet se ka më shumë se 700 këngë të realizuara gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/