Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ka sjellë një fotografi të përbashkët me djalin e tij të madh, Armendin.
Këngëtari i popullarizuar është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë nga martesa e tij e parë.
“Djali i jem i madhi Armend – Votra”, ka shkruar Sabriu në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ashtu sikurse Ermali, edhe djali i madh i tij është marrë me muzikë duke qenë frontmen i grupit “Votra”.
Grupi u themelua në vitin 2000 në Londër me vokalist Armendin që luante edhe në kitarë, ndërsa pjesë të bendin ishin edhe Lulzim Mulolli (kitarë), Amir Mehmeti (bas) dhe Neil Thom (bateri).
Ata lansuan albumet, si “Votra” e “Stereofoni”, ndërsa kanë realizuar edhe disa hite, si “Kur të kam pranë” e “Për ty”. /Telegrafi/