Sot (e diel) janë bërë dy vite që nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili njëherësh ishte quajtur Mandela i Kosovës.
I njohur tashmë si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri ditën e sotme do të mbushte 84 vjet.
Në mesin e shumë personaliteteve, në këtë ditë e ka përkujtuar edhe legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
“Për jetë e mot do të nderojmë e kujtojmë ty baca Adem. Sa të është toka e Kosovës me njerëz shqiptarë do të mbajmë në zemër”, kanë qenë fjalët e Fejzullahut.
Për angazhimin politik, Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë, ndërkohë pas lirimit ai menjëherë vazhdoi me aktivitetet e tij.
Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, kurse ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018. /Telegrafi/