Telegrafi

Sabri Fejzullahu mbush 70 vjet, bashkëshortja zgjedh fjalët më të ëmbla për urimin e vitit jubilar (Foto)

Askush nuk do të besonte se sot ai ka mbushur të 70-tat.

Por, Sabri Fejzullahu ka arrit të ruajë vitalitetin për tërë këto vjet dhe ka mbetur këngëtari që i këndon rinisë dhe dashurisë.

E për këtë ditë të veçantë u kujdes personi që e ndau një pjesë të jetës me Fejzullahun, bashkëshortja Nera, e cila ka zgjedhur fjalë më të ëmbla me rastin e këtij viti jubilar.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihen bashkë e të lumtur ndërsa imazhin e ka shoqëruar me një mesazh mjaft emocionues.

“Dashni urime të 70-tat. Sonte që nga mëngjesi rrugëtova në mendime për dashurinë që më ke dhuruar këto 31 vjet. Të dëshiroj shëndetin ta kesh e të festojmë gjithmonë me gëzime. Jemi larg shumë, por me zemër të kam shumë afër. Ty i veçanti im, shembull për gjenerata s’të mposhtë asnjë furtunë. Faleminderit që ekziston dashuria ime e përjetshme. Të dua nga thellësia e zemrës. Nera”, ka shkruar ajo në Instagram. /Telegrafi/