Telegrafi

Sabri Fejzullahu feston 28 nëntorin në Shqipëri bashkë me familje, pozojnë me veshje kombëtare

Foto: Sabri Fejzullahu/Instagram

Sot në mbarë trojet shqiptare kremtohet festa e flamurit.

Emra të shumta kanë shprehur urime për 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, teksa shumë prej tyre kanë zgjedhur shtetin amë për të vizituar këtë ditë të veçantë.

Një gjë të tillë e ka bërë këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, dhe bashkëshortja e tij, Nera.

Çifti kanë shkuar në Durrës për të festuar 108 vjetorin e pavarësisë, teksa kanë publikuar disa imazhe të realizuara së bashku atje.

Në një prej fotografive, dyshja janë shfaqur me veshje kombëtare, teksa kanë pozuar së bashku e gjithë familja.

“Rroftë Shqiptaria, Urime Shqiptarë 28 nëntorin dhe ditën e legjendarit Adem Jashari. Me Nerën, Bunën, Vjollcën e Skendën për të festuar këtë ditë të madhe”, shkroi Fejzullahu në disa fotografi të shpërndara në Instagram. /Telegrafi/