Burim Hoxha njihet për këngët e bukura që sjell në tregun shqiptar të muzikës.
Këngëtari ditë më parë festoi ditëlindjen e 30, ku mori shumë urime nga miqtë dhe familjarët.
Por, pos angazhimeve të mëdha në koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare, ai po merr pjesë edhe në ndeja private.
Një të tillë e ka pasur edhe këngëtarin dhe legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.
Ky i fundit ndau një moment të veçantë duke thënë se familjarët shpesh e ngatërrojnë me Hoxhën.
“Shpesh më thonë se në shtëpi se a je ti a Burimi që po këndon. Zëri është i yti apo i Burimit. Jam shumë i lumtur që mund ta kem zërin si të Burimit”, ka thënë në një moment Fejzullahu.
Theksojmë se prizrenasi ka pasur bashkëpunime të ndryshme në ndeja private duke përfshirë edhe me Shkelzen Jetishin-Xenin.
Ndryshe, dyshja do të sjell ndaras këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sVSQnx_RZao&feature=youtu.be