Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.
I lindur më 23 gusht të vitit 1988 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 35 vite jetë.
Artisti me këtë rast mori urime të shumta dhe një i veçantë nuk mungoi as nga babai i tij, ylli i skenës, Sabri Fejzullahu.
Postimi i plotë i Fejzullahut (pa ndërhyrje):
“Ti je BOTA E IME.
Ti je DIELLË QË MË NGROHË
Ti je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRTË
Ama kto ti dha Publiku Shqiptarë nga e tër Bota
Ty ta dha Zoti, Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr.
Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësin.
Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkonë.
I bëfsh 100 o fryma e babit”. /Telegrafi/