Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 32-të.
Me këtë rast, një urim të veçantë e pranoi edhe nga babai i tij, njëherësh legjenda e muzikës shqipe – Sabri Fejzullahu.
Ky i fundit zgjodhi një fotografi të përbashkët për të ndarë në Instagram dhe për të uruar të birin.
“Ermal zemra jem. I gëzofsh edhe 100 tjera o krenaria ime”, ka shkruar ai.
Krahas postimit, urimet nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e artistëve të njohur.
Të njëjtit gëzojnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërsa numërojnë një duet të suksesshëm të quajtur “Nostalgjia”. /Telegrafi/