Telegrafi

Sabri Fejzullahu bëhet gjysh për herë të pestë (Foto)

Sabri Fejzullahu është bërë sërish gjysh.

Në fakt, vajza e këngëtarit, Bulza është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka publikuar një fotografinë në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me vajzën të sapoardhur në jetë.

Bulza, e cila kishte provuar veten edhe si këngëtare, vajzën e ka pagëzuar me emrin Riga.

“Flm Zot per kete bekim te dyte. Riga mire se erdhe ne kete bote nane., te paqim me jete te gjate e rrit te shendetshme.Te duam shume. 27.02.2017”, ka shkruar Bulza në Instagram.

Ndryshe, këngëtari është gjysh edhe i tre fëmijëve të djalit të tij, Ermal Fejzullahut. /Telegrafi/