Një ndër lajmet më të komentuara që nga nata e ndërrimit të viteve është ajo e performancës së Mariah Carey.
Kjo është komentuar si një ndër dështim i artistes me famë botërore, e ndërsa pak ditë më vonë kanë dalur reagimet e para.
Stella Bulochnikov, menaxherja e Carey për Billboard ka deklaruar se ka kontaktuar me produksionin të cilët janë shprehur se kufjet që kishte këngëtarja nuk funksionin e kjo bëri që ajo mos të dëgjonte veten dhe performanca të ishte e një niveli të ulët, shkruan revistacover.
Po ashtu, Stella u tregua e revoltuar ndaj organizatorëve të cilët nuk morën përgjegjësinë për këtë gjë, pavarësisht faktit që Mariah Carey kishte prishur pushimet e saj për këtë dhuratë ndaj publikut e produksionit.
https://www.youtube.com/watch?v=-wUik3vABkY