Telegrafi

Sabonis vazhdon shkëlqimin, Kings të pandalshëm

Sacramento Kings kanë vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e basketbollit amerikan NBA duke marrë një tjetër fitore.

Kings kanë triumfuar para adhuruesve të vet me pesë pikë diferencë ndaj New York Knicks 122:117.

Kjo ishte fitorja e tetë në 10 ndeshjet e fundit për Kings që po kalojnë nëpër një moment të shkëlqyer dhe janë në pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Qendra lituaneze Domantas Sabonis ishte më meritori për këtë fitore të Kings pasi arriti shifrën magjike të ‘Triple-Double’ me 24 pikë, 13 kërcime e 10 asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe De’Aaron Fox që e mbylli ndeshjen me 23 pikë, derisa Malik Monk shtoi 19 të tjera.

R.J. Barrett dha kontribut me 25 pikë derisa, Julius Randle shtoi 23 të tjera te Knicks, por pa mjaftuar për të marrë fitore në Golden 1 Center të Sacramentos. /Telegrafi/