Site icon Telegrafi

Sabit Geci rikthehet në burg, vajza e tij thotë se vendimi u mor nga një gjyqtarë serb

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci është rikthyer sërish sot në burgun e Dubravës.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Fitore Geci-Gagica përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka shkruar se nuk e habit fakti që këtë vendim e mori një gjyqtarë serb sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë.

“Jemi maltretuar shumë dhe ende po maltretohemi me vuajtje të lloj-llojshme për qëllime të ndryshme por unë si vajza e Sabit Gaecit e di karakterin e prindit tim që është dhe do të jetë i pathyeshëm”, ka shkruar Geci-Gagica.

Postimi i plotë:

Me habite jashtëzakonisht fakti se si është e mundur qe për një njeri si Sabit Geci i cili ka plagë të pashëruara nga lufta dhe shumë diagnoza që duhet të trajtohen ,të merret një vendim që të kthehet në burg. Nuk më habite fakti që këtë vendim e mori një gjyqtarë serb sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë por më habitë fakti që ne si popull , si institucion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zërin për njerëzit e luftës që plagët e tyre akoma kullojnë gjak. .
Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshme për qëllime të ndryshe por unë si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim që është dhe do të jetë i pathyeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version