Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka udhëtuar për në Stamboll për shërim dhe nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës më 2 maj.
Pasi ai nuk ështè paraqitur në burg për vuajtjen e dënimit, është lëshuar edhe fletarrrst për të.
Familjarë të Gecit kanë thënë se në shtëpinë e tyre ka shkuar edhe Policia e Kosovës për ta kërkuar ish-udhëheqësin e UÇK-së, i dënuar për krime lufte me 15 vjet burgim.
Avokati i Gecit, Haxhi Millaku, ka thënë se klienti i tij është i shtrirë në një spital të Turqisë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka treguar se i ka njoftuar të gjitha organet e shtetit.
“Klienti im vuan nga një sëmundje e rëndë”, ka thënë Millaku, për Express, të dielën.
Millaku ka thënë se i ka dërguar të gjitha informacionet te Shefi i Burgjeve, Kryetari i Gjykatës dhe institucionet tjera për gjendjen e rëndë shëndetësore të Gecit.