Telegrafi

Sabit Geci infektohet me COVID-19, dërgohet me urgjencë në Turqi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Kushtrimi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ai është dërguar për trajtim në Turqi.

“Të dashur miq e dashamirë iu njoftoj që prindi im Sabit Geci ka rezultuar me Covid-19. Si për fillim gjendja e tij ka qenë stabile dhe ka filluar të trajtohet me oksigjen dhe terapi në shtëpi, pas disa ditëve i’u është keqësuar situata dhe e dërguam në Infektivë. Gjendja e prindit vetëm u keqësua edhe më shumë, u detyruam që me urgjencë ta dërgojmë në Turqi”, ka shkruar ai.