Site icon Telegrafi

 Sabiha Shala: Pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PDK-së në Pejë

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, znj. Sabiha Shala fushatën zgjedhore e ka vazhduar në tubimet elektorale ku sonte ka takuar mbështetësit e kandidatit për asamble komunale, Astrit Ademaj.

Shala në këtë tubim iu ka drejtuar qytetarëve se PDK në Pejë është afër fitorës së madhe dhe këtë siç ka theksuar ajo po e shoh në sytë e secilit prej jush, e kam parë poashtu edhe në të gjitha takimet e mia që kam pasur me qytetaret e Komunës së Pejës.

Ajo i ka ftuar të gjithë mbështetësit e PDK-së të votojnë masovikisht numrin 94 për forcen e ndryshimit.

Poashtu në fjal rasti të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari i degës, Xhavit Haliti i cili theksoi se qëndron prapa çdo premtimi që ka dhënë kandidatja për kryetare Sabiha Shala, “sepse Peja më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim po ua ofrojmë ne Partia Demokratike e Kosovës”.

Në një fjal rasti të pranishmëve ju drejtua edhe kandidati për asamble Astrit Ademaj, i cili theksoi se ka ardh koha që Peja të kalojë në njësistem tjetër të qeverisjes. “Ashtu siç e dini ne keminjë kryetar që shumicën e kohës e kalon nëpër kryshnosha dhe një kryetar që më i rëndësishëm është livadhi se sa respektimi i ligjit”.

Ndër të tjera të pranishmëve iu drejtua edhe koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili theksoi se “përmes juve jam duke e parë fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodh me 22 tetor, sepse Peja ka nevojë për një qeverisje më dinamike dhe transparente”.

Exit mobile version