Site icon Telegrafi

Sabiani flet për herë të parë për marrëdhënien me nënat e dy fëmijëve të tij: Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën

Sabiani (Foto: Instagram)

Këngëtari shqiptar, Sabiani, ka qenë njëri nga banorët më energjik brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ai bëri për vete shqiptarët me karakterin e sensin e humorit dhe ndonëse është larguar nga spektakli është ende në vëmendje.

Megjithatë, krijuesi i hitit “Tradhtare” ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës private.

Së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra”, artisti ku ka folur rreth eksperiencës së tij në Big Brother VIP, por edhe për jetën personale.

I njëjti ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Ai mes tjerash është pyetur për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte fëmijët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sabiani

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, u shpreh Sabiani.

Sabiani (Foto: YouTube)

Pas daljes nga BB VIP, këngëtari nga Shqipëria po vazhdon të jetë më afër publikut me intervista e paraqitje në televizion. /Telegrafi/

Exit mobile version