Site icon Telegrafi

Sabiani flet për raportin me Ilir Shaqirin: Asgjë nuk ka ndodhur, do të jemi gjithmonë bashkë

Foto: Screenshot/YouTube

Ata krijuan miqëinë në Big Brother VIP dhe që nga aty kanë qenë të komentuar në masë të madhe.

Bëhet fjalë për këngëtarin Sabiani dhe balerinin Ilir Shaqiri, të cilët krijuan raporte tejet të mira në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Megjithatë, pas përfundimit të edicionit të parë u tha se kishte një krisje në raportin e tyre gjë që nuk u sqarua asnjëherë.

Foto: Screenshot/YouTube

Sabiani ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ”S’e Luan Topi”, ku mes tjerash ka folur edhe për raportet me fituesin e BBV.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sabiani

I njëjti sqaron se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe se do të jenë bashkë gjithmonë.

“Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Un gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur”, u shpreh ai derisa u pyet edhe për arysen se përse nuk shkoi në dasmë.

“Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, shtoi më tej këngëtari. /Telegrafi/

Exit mobile version