Këshilltari teknik i Interit, Walter Sabatini besohet të jetë nisur në drejtim të Kinës, për një takim me pronarët Suning Group, ku në theks të veçantë pritet të jenë transferimet e reja gjatë janarit.
Nerazzurrët nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, dhe tani janë nëntë pikë prapa liderëve të ligës, Napolit dhe tetë pas Juventusit.
Kjo ndoshta parashikon fundin e sfidës së tyre për Scudetto, por më shumë në lidhje me këtë është se ata janë vetëm tre pikë përpara Romës në vendin e pestë, të cilët kanë një lojë më pak.
Kualifikimi për Ligën e Kampionëve është qëllimi minimal për Nerazzurrët këtë sezon dhe Gazzetta dello Sport raporton se Sabatini ka udhëtuar drejt Kinës.
Arsyeja për këtë, raporton gazeta, është të bindë pronarët e Suning se ata duhet të investojnë menjëherë në skuadër për të siguruar kualifikimin e Ligës së Kampionëve.
Sabatini beson se Lazio dhe Roma kanë skuadra më të kompletuara, dhe ndërsa trajneri Luciano Spalletti beson në lojtarët e tij, ka nevojë për më shumë zgjidhje.
Gazzetta beson se Sabatini do të përpiqet të bindë Suningun që të lejojë Ramiresin të lirohet nga Jiangsu Suning në huazim për gjashtë muaj, një marrëveshje e cila nuk do të kushtonte asgjë.
Interi gjithashtu është i interesuar të marrë një mesfushor me tipare sulmuese, me Javier Pastoren e Paris Saint-Germain, si njeriu ideal.
Henrikh Mkhitaryan është një tjetër mundësi serioze, edhe pse ai nuk mund të arrijë nëse Ramires vjen dhe Gerard Deulofeu është një objektiv tjetër për krahët e sulmit.
Nerazzurrët gjithashtu kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe Alessandro Bastoni i Atalantas është opsioni më logjik pasi ai është në huazim nga Interi.
Megjithatë, Spalletti dëshiron një lojtar më me përvojë. Dhe së fundi, ata kanë nevojë për një sulmues rezervë për të mbuluar Mauro Icardin. /Telegrafi/