Telegrafi

Sabatini: Spalletti kandidat serioz

Koordinatori i ri i Inter nga Suning, Walter Sabatini, ka folur për trajnerin e ardhshëm të Interit dhe posaçërisht emrin e Luciano Spallettit.

Ish-drejtori sportiv i Romës e pranon se tekniku italian është kandidat serioz, por ende asgjë nuk është vendosur.

“Spalletti një kandidat serioz, por shohim”, ka thënë Sabatini për Sky Sport.

Me ardhjen e trajnerin të ri Interi pitet të nënshkruaj me njërin nga Angel Di Maria apo James Rodriguez.

Ndërsa më shumë mundësi do të largohet Ivan Perisic. /Telegrafi/