Drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, ka thënë se janë disa probleme në transferimin e Emre Mor nga Borussia Dortmund.
U mendua se marrëveshja është mbyllur, por në ditët e fundit palët kanë hasur në probleme.
“Jam disa probleme”, ka thënë Sabatini për transferimin e Mor.
“Kjo javë sapo ka filluar, është vetëm e hënë. Jemi duke punuar edhe për Jeison Murillon, duhet qetësi”.
Valencia dhe Interi janë duke tentuar që ta mbyllin marrëveshjen për Murillon, por brenda javës mund të ketë edhe më shumë zhvillime për Emre Mor. /Telegrafi/