Site icon Telegrafi

Sabatini: Interi punon në heshtje

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, i thotë tifozëve të Interit se klubi po punon në heshtje në afatin kalimtar.

Nerazzurët deri tash nuk kanë kompletuar asnjë transferim, edhe pse marërveshja është arritur për Milan Skriniar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Sot është mbajtur një takim i bordit të Interit në qendrën teknike dhe drejtori teknik ka folur për gazetarët jashtë qendrës.

“Nuk ka asgjë me rëndësi për momentin”.

“Unë nuk mund të përgjigjem sepse duhet të flas nga pak për të gjithë. Interi po punon, mos u mërzitni, po punojmë mirë dhe në heshtje”, u shpreh Sabatini. /Telegrafi/

Exit mobile version